Flamuj dhe forca të shumta policie, gjithçka gati për Ballkanin e Hapur dhe protestën kundër tij

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 15:31 | Aktualitet

Sot në orën 16:00, pritet të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha, kundër mbërritjes në Tiranë të Aleksandar Vuçiç, presidentit të Serbisë, në kuadër të takimit të radhës të nismës Ballkani i Hapur. Para godinës së Kryeministrisë, kanë nisur përgatitjet me vendosjen e podiumit, ndërsa Policia ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, duke rrethuar godinën dhe duke pozicionuar edhe autobotë me ujë. Lulzim Basha nuk do të jetë i pranishëm në këtë protestë, edhe pse publikisht ka mbajtur të njëjtin qëndrim sa i përket Ballkanit të Hapur.

Ndërkohë, rrugët e qendrës së qytetit janë mbushur me flamuj shqiptare, serbë e të Maqedonisë së Veriut, në respekt të tre shteteve pjesëmarrëse në këtë nismë. Tre shtetet nismëtare të projektit kanë marrë deri tani refuzimin e përfshirjes nga tre shtetet e tjera që përbëjnë Ballkanin Perëndimor, Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Përmes një letre të hapur, Rama, Vuçiç dhe Zaev u bënë thirrje shteteve fqinje që t’i bashkohen nismës në të mirë të qytetarëve të tyre, si dhe hodhën dyshime se Europa nuk e ka mendjen te rajoni ynë, çka e bën edhe më të rëndësishëm bashkëpunimin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/20/ballkani-i-hapur-marreveshjet-qe-nenshkruhen-te-marten-edhe-alex-soros-ne-darken-me-lideret-e-tre-shteteve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos