“Në prill, 32 hetues i shtohen BKH”, Kraja: Në dy vite u dërguan për gjykim 432 të pandehur, u konfiskuan 75 milionë euro pasuri

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 11:38 | Aktualitet
“Në prill, 32 hetues i shtohen BKH”, Kraja: Në dy vite u

Në ceremoninë për shpërndarjen e certifikatave të hetuesve të BKH-së e SPAK, kreu i strukturës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arbën Kraja evidentoi punën e bërë nga institucioni që ai drejton në këto dy vite. Sipas tij, është ngritur një laborator digjital i inspektimeve me fondet e konfiskuara nga pasuritë kriminale, akses në bazën e të dhënave, si edhe marrëveshje bashkëpunimi për të luftuar krimin dhe korrupsionin me rajonin dhe vende të tjera. Ai njoftoi se në prill plotësohet edhe grupi i dytë prej 32 hetuesish

“Kemi drejtorin e BKH-së dhe grupin e parë të hetuesve dhe në prill të kemi grupin e dytë prej 32 hetuesish, duke e konsoliduar. Kemi vënë në punë qendrën e përgjimeve pranë SPAK, mjet shumë i rëndësishëm për funksionet tona.  Kemi arritur të ngremë një laborator digjital të inspektimeve ndër më të mirët në rajon, duke përdorur fondet e konfiskuara të ardhura nga trafiku i drogës dhe krimin e organizuar. Ura bashkëpunimi me faktorët e brendshëm, përfshirë strukturat e shtetit, KLSH, inspektorin e lartë të kontrollit e deklarimit të Pasurive, prokurorinë e shumë aktorë të tjerë. Kemi akses në një numër të konsiderueshëm të bazës së të dhënave. Kemi vendosur ura bashkëpunimi me homologët ndërkombëtarë. Marrëveshje bashkëpunimi me prokuroritë në rajon e më gjerë duke konsoliduar raportet dhe duke qenë të sigurt se me një bashkëpunim të tillë mund t’ia dalim të luftojmë krimin e organizuar”.

Në dy vite evidentoi Kraja, janë kryer 891 procedime penale, janë dërguar për gjykim 432 të pandehur, janë kryer konfiskime në vlerë 75 milionë euro. Një risi, sipas Krajës janë edhe konfiskimet dhe dënime për pastrim parash në proces penal.

“891 procedime penale nga hetimi në dy vite. Kemi dërguar 432 të pandehur për gjykim, për 279 kemi vendim fajësie të formës së prerë. 62 vendime konfiskimi të luajtshme dhe 25 të paluajtshme, 62 të luajtshme me vlerë, mbi 75 milionë euro pasuri të konfiskuara që i kanë kaluar shtetit. Kemi marrë konfiskime e dënime për pastrim parash në proces penal, një risi kjo. 3.4 milionë euro të konfiskuara kesh në Belgjikë. 18.4 milionë euro të konfiskuara me bashkëpunim me prokurorinë e Palermos, si edhe 17 kërkesa për ekstradim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos