Sërish kërkime për ushtarët grekë në Përmet, mendohet një varr masiv me 100 trupa

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 13:40 | Aktualitet
Sërish kërkime për ushtarët grekë në Përmet,

Komisioni i përbashkët greko-shqiptar ka vendosur hapjen e një parcele për gjetjen e trupave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke gjatë viteve 1940-1941.

Parcela ndodhet përbri stadiumit të qytetit të Përmetit dhe do të shtrihet me një gjatësi prej 80 metrash dhe gjerësi 40 metra.

Në vendin e përcaktuar për gërmime ka përfaqësues nga trupi diplomatik grek i akredituar në Tiranë, si dhe juristi i Prefekturës së Gjirokastrës. Mendohet se në këtë parcelë ka një varr masiv të ushtarëve grekë, ku sipas komisionit të përbashkët vlerësohet të jenë varrosur mbi 100 trupa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos