Flamurtari dhe Luftëtari të pafuqishëm, Laçi ngjitet i treti, fitore shprese për Vllazninë

Nga A2 CNN
5 Korrik 2020, 19:54 | Futboll
Flamurtari dhe Luftëtari të pafuqishëm, Laçi ngjitet i

Tashmë të rëna në Kategorinë e Parë, Flamurtari dhe Luftëtari vijojnë të koleksionojnë humbje në Superiore.

Laçi mori një fitore të ngushtë, 2-1, ndaj Flamurtarit, i cili luajti për gati 70 minuta me një lojtar më pak. Tre golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e dytë. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të goleadorit të tyre Nwabueze, i cili ktheu në gol një 11-metërsh, ndërsa Flamurtari reagoi duke barazuar me Hoxhajn. Për t’i dhënë 3 pikët laçianëve mendoi Turkaj, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 76-të.

Ndërkohë, Vllaznia mori një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë ndaj Luftëtarit edhe pse me rezultatin e ngushtë 0-1. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Silvio në minutën e 40.

Pas këtyre dy ndeshjeve, Laçi ka marrë tashmë vendin e tretë me 52 pikë, dy më shumë se Teuta ndjekëse, e cila ka një ndeshje më pak. Në anën tjetër, Vllaznia është ngjitur në kuotën e 42 pikëve në vendin e tetë, një më pak se Bylisi i vendit të shtatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos