I mungonte goli që prej 3 marsit, por këtë të diel Endri Çekiçi është rikthyer të shënojë në Slloveni me skuadrën e tij të NK Olimpija Ljubljana, në transfertë ndaj Triglava-s.
Çekiçi shquhet për golat e tij spektakolarë nga distanca, kryesisht me goditje dënimi, por këtë herë sulmuesi shqiptarë ka realizuar me kokë.
Ky ishte goli i 10 për 23-vjeçarin shqiptar këtë sezon në Slloveni. (A2 Televizion)