Milan “vret” kampionatin dhe rikthehet në garë për zonën europiane

Nga A2 CNN
5 Korrik 2020, 08:25 | Futboll
Milan “vret” kampionatin dhe rikthehet në garë për

Tashmë mund të themi se Juventus do të ngrejë dhe një tjetër trofe të Seria A, pas humbjes që Lazio pësoi në “Olimpico” mbrëmjen e së shtunës përballë Milan, duke bërë që kryesuesit të shkëputen me 7 pikë nga vendi i dytë kur kanë mbetur dhe 8 javë kampionat.

Bardhekaltërit u mundën 0-3 në një ndeshje pa histori, ku u ndje qartazi mungesa e dy sulmuesve kryesorë të vendasve, të pezulluar për shkak të kartonëve.

Kuqezinjtë e Piolit e zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 23 me një goditje të Hakan Calhanoglu, e cila pas devijimit të mbrojtësit nxorri jashtë lojë Strakoshën dhe përfundoi në rrjetë. Pa kaluar as 10 minuta miqtë fitojnë një 11 metërsh për shkak të një prekje me dorë të Radu. Ibrahimoviç gjuan, Strakosha gjen krahun, por nuk mundet ta nxjerrë jashtë. 2-0.

Goli i tretë u shënua nga kroati Rebiç në minutën e 59, duke vulosur përfundimisht rezultatin e kësaj ndeshje në 0-3 dhe rikthyer objektivat e Milanit për të marrë pjesë në kupat e Europës në sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos