
Shifrat e koronavirusit vijojnë të jenë tejet shqetësuese në Maqedoninë e Veriut. Këtë të diel, autoritetet shëndetësore raportuan për 7 persona të vdekur nga Covid-19, duke e çuan në 341 numrin e atyre që kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut edhe rastet e reja ishin në nivele të larta, duke qenë se rezultuan pozitivë 115 persona, nga 1,032 teste të kryera.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 40 persona. Numri i persona aktiv të prekur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut është 3678. (A2 Televizion)