Shënoi tre gola ndaj Norwich, Cristiano merr bonusin e majmë nga United

Nga A2 CNN
17 Prill 2022, 10:50 | Futboll
Shënoi tre gola ndaj Norwich, Cristiano merr bonusin e majmë nga

Cristiano Ronaldo do të marrë një bonus prej rreth 1 milion euro, pasi ditën e djeshme shënoi 3 gola ndaj Norwich, në fitoren 3-2 të Manchester United.

Sipas “The Sun”, Ronaldo arriti shifrën e 21 golave në këtë sezon, që në kontratën e tij parashikohej që të shpërbleheshin me 1 milion euro.

Ndërsa nga sot, do të paguhet rreth 100 000 euro për çdo gol që do të shënojë, deri në përfundim të sezonit.

Përveç kësaj, ylli portugez me shumë mundësi do të fitojë edhe 1 milion euro të tjera plus, për faktin se do të shpallet golashënuesi më i mirë i ekipit të tij për këtë sezon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos