La Liga, Reali i specializuar në përmbysje, Benzema sërish vendimtar

Nga A2 CNN
17 Prill 2022, 23:36 | Futboll
La Liga, Reali i specializuar në përmbysje, Benzema sërish

Real Madrid këtë sezon mund të shpallet kampion Europe teksa ndodhet në gjysmëfinalen e Champions, dhe pothuajse me siguri e Spanjës, edhe pse ende matematika nuk e ka vërtetuar.  Ai ku nuk mund të diskutohet për Los Blancos është titulli  “kampion i përmbysjeve”.

Ashtu si në Champions me PSG dhe Chelsea, dhe në shumë raste të tjera, edhe sonte Real Madrid ka krijuar iluzione për tifozët kundërshtarë, por që më pas dalin nga fusha e blertë me 0 pikë.

Rrodha sot ishte  e Sevijës, ekip ky që pretendon vendin e tretë në klasifikim, dhe që tregoi aftësitë saj në pjesën e parë. Ekipi vendas arriti të shënojë dy herë në minutat e para me anë të “yjeve” Rakitic  (21) dhe La Mela (25), por pjesa e dytë foli vetëm për madridistët. Rodrigo, Fernandez dhe si gjithmonë Karim Benzema përmbysin gjithçka, më këtë të fundit që shënon në minutat shtesë.

Kryeqytetasit tashmë kanë 15 pikë diferencë nga rivalët e përjetshëm të Barcelonës, që gjithsesi kanë dy gara më pak.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos