Dëmtim horror në Premier League, edhe kundërshtarët në lot

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 10:47 | Futboll

Mesfushori i Burnley, Ashley Westwood, u largua me barelë nga fusha e lojës pasi pësoi një dëmtim të rëndë gjatë barazimit 1-1 me West Ham të dielën, në ndeshjen e vlefshme për Premier League.  

Ai u dëmtua në minutën e 22-të pas një përplasje me Nikolla Vlasic. Mjekët e Burnley-t ndërhynë menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë që zgjati disa minuta, ndërsa më pas lojtari u largua me barelë nga fusha e lojës.

Vlasic përfundoi në gjendje të rëndë emocionale, gjendje e cila përfshiu edhe lojtarë të tjerë në fushën e lojës teksa shihnin këmbën e dëmtuar të mesfushorit, i cili tashmë do të duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë larg fushës së lojës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos