
Flamurtari fitoi Kupën e Shqipërisë në basketboll për femra. Në finalen e luajtur në Vlorë, vajzat kuqezi mposhtën Partizanin me rezultatin 110-85, duke arritur kështu një tjetër sukses dhe duke vijuar dominimin në vitet e fundit ne basketbollin e femrave.
Takimi foli për ekipin vlonjat, me përjashtim të rivalitetit në 10 minutat e para, por edhe Partizani tregoi se mbetet një ekip me përbërje të mirë dhe perspektivë për të ardhmen.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 51-41 për Flamurtarin, ndërsa në dy setet e fundit, ekipi vlonjat luajti më mire duke marrë dhe fitoren që i shton historisë së klubit një tjetër trofe. (A2 Televizion)