Mike Tyson nuk do të kthehet në burg. Ish-boksieri nuk do të paditet, pas videos së tij që u bë virale, ku shihet duke goditur me grushte në avion një pasagjer që po e ngacmonte.
Ngjarja ndodhi në 20 prill, me 36-vjeçarin Melvin George Townsend III që fillimisht hodhi një shishe drejt legjendës së boksit e më pas i fliste pa pushim 55-vjeçarit.
Si viktima, ashtu edhe Tyson, kanë vendosur që ta mbyllin çështjen pa iu drejtuar gjyqit. (A2 Televizion)