Tragjedi në basketboll, ndërron jetë 31-vjeçari që ka luajtur në NBA

Nga A2 CNN
9 Maj 2022, 18:43 | Sporte të tjera

Tragjedi në botën e basketbollit. Adreian Payne, ish-lojtar i NBA, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, për arsye që ende nuk dihen.

Payne u zgjodh i 14 në draftin e vitit 2014, nga ekipi i Atlanta Hawks. Në vitin 2015 u tranferua te Minnesotta Timberwolves dhe luajti me ta 107 ndeshje në kampionatin më të fortë të basketbollit në botë.

Pas kësaj aventure, kaloi në Evropë, ku luajti me Panathinaikos dhe ASVE1, përpara se të vijonte karrierën e tij në Turqi dhe Lituani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos