
Në këto ditë të nxehta vere, me koronavirusin në qarkullim, mjekët po përballen më një fluks të pazakontë pacientësh.
Edhe muaji gusht ka nisur më vizita të shtuara veçanërisht për mjekët pediatër. Ata tregojnë se në këtë periudhë ka rritje të sëmundshmërisë tek më të vegjlit për shkak të virozave të stinës, por dhe mbivendosjes së Covid-19.
1 në katër fëmijët të testuar rezulton më koronavirus. Mjekët thonë se pozitiviteti po bie krahasuar me javët e para të muajit korrik edhe pse shenjat e kësaj viroze janë të ngjashme me ato të variantit BA5.
Pavarësisht mbivendosjes se koronavirusit me virozat e stinës, nuk ka patur raste të rënda tek fëmijët apo referime për shtrime ne spital.
Pediatrit këshillojnë prindërit që të bëjnë kujdes më temperaturën e lartë të fëmijëve si dhe mos përdorin antibiotikë pa rekomandimin e mjekut. (A2 Televizion)