
Edicioni i parë i festivalit “Shpirti i Labërisë” nisi në Vlorë, ku 30 grupet folklorike u ndoqën nga spektatorë të shumtë.
“Shpirti i Labërisë" nisi edicionin e parë në Vlorë. Kënga polifonike, e përfaqësuar nga 30 grupe folklorike jehoi në qytetin bregdetar, duke tërhequr një publik të gjerë. Spektatorët dhe protagonistët e cilësojnë këtë aktivitet si thelbësor për kultivimin dhe trashëgiminë e iso-polifonisë.
Të pranishëm ishin edhe figura të politikës, ndërsa organizatori i këtij festivali, deputeti i Vlorës, Vullnet Sinaj, thotë se synonte zgjerimin e festivalit me nga një këngë për çdo fshat.
Në fund të festivalit, jepen edhe 3 çmimet e para përfituesit, ndërsa aktiviteti synonte përfaqësimin e plotë të kësaj zone, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e zërit të iso-polifonisë, në këto ditë kur Vlora është mbushur nga pushues të shumtë. (A2 Televizion)