Menaxhimi i zjarreve, qeveria-bashkive: Mos kërkoni helikopter pa bërë detyrën tuaj

Nga A2 CNN
1 Gusht 2022, 14:57 | Aktualitet
Menaxhimi i zjarreve, qeveria-bashkive: Mos kërkoni helikopter pa

Gushti nuk është muaj pushimesh. Këshilla e ministrit të Mbrojtjes ndaj drejtuesve vendorë vjen teksa vatrat e zjarreve nuk reshtin sa në një anë, në anën tjetër të territorit. Shumë prej bashkive, jo vetëm nuk reagojnë në kohë, por sipas Niko Peleshit duket ta kenë kuptuar së prapthi përgjegjësinë direkte për ruajtjen e territorit.

Në linjën e ministrit, edhe kreu i qeverisë tha se menaxhimi i situatës së zjarreve prej të cilave rrezikohet çdo bashki, nuk është çështje helikopteri.

Deri tani, për zjarret janë angazhuar rreth 7 mijë forca.

Një vendim qeverie për 5 vullnetarë në çdo fshat është gati, por teksa ju jepet kjo mundësi, së bashku me buxhetin përkatës, bashkive ju vihet në dukje një dobësi tjetër.

Rama nënvizoi si zgjidhje mekanizmin e BE-së për mbrojtjen civile, dhe për të disatën herë në takim tregoi se nuk i kanë pëlqyer reagimet publike për menaxhimin e emergjencave.

Porosia e fundit, si e para: Bashkitë para, qeveria mbrapa në betejën me zjarret. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos