
Virozat e stinës kanë shtuar ndjeshëm fluksin e vizitave në urgjencën e pediatrisë të spitalit rajonal të Vlorës.
Për rrjedhojë është shtuar edhe numri i shtrimeve për shkak të komplikacioneve që ndodhin te fëmijët. Mjeku pediatër në urgjencën e Vlorës, jep një pasqyrë të situatës, pasojat, si dhe gropmosha më e prekur deri më tani.
Konsumi i lëngjeve, si dhe kontrolli i temperaturës te fëmijët janë këshillat që mjeku jep për prindërit, të cilët nuk duhet t’i drejtohen që në ditët e para urgjencës pediatrike, por vetëm në rastet kur temperatura është agresive dhe zgjat për më shumë se tri ditë.
Ndërkohë, në këtë periudhë, ka një shtim të numrit të vizitave edhe te mjekët e familjes jo vetëm nga fëmijët, por edhe të rriturit. Sipas mjekëve, festat e fundvitit kanë ndikuar në përhapjen e shpejtë të virozave. (A2 Televizion)