Fluks tifozësh italianë në Durrës, mbi 1300 zbarkuan në mëngjes

Nga A2 CNN
25 Maj 2022, 10:10 | Futboll

Vijon fluksi i tifozëve të dy ekipeve që mbërrijnë në pikat kryesore të vendit, për t’iu bashkuar finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare, nga autoriteti portual i Durrësit vetëm në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur me 3 tragete mbi 1300 tifozë të Romës.

Gjithashtu, mësohet se trageti i Barit do të niset në orën 03:00 të mëngjesit për t’iu dhënë mundësinë tifozëve që të largohen pas përfundimit të ndeshjes.

Mbrëmë, Policia e Shtetit dërgoi mbi 70 tifozë në portin e Durrësit, të cilët u kthyen me tragetin e parë në Itali, pasi u përfshinë në aktet e dhunës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos