Fluks vizitash te mjeku, i nxehti shton virozat dhe problemet te fëmijët

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 15:29 | Sociale
Fluks vizitash te mjeku, i nxehti shton virozat dhe problemet te

Temperaturat përvëluese të verës kanë nxitur qarkullimin e shumë virozave në popullatë. Gastro-interitet janë shqetësimet më të përhapura në këtë periudhë dhe veçanërisht tek të vegjlit.

Fluksi i vizitave në qendrat shëndetësore mbetet i lartë edhe pse piku u shënua në muajin korrik. Sipas mjekëve, nuk kanë munguar rastet kur fëmijët e sëmurë kanë pasur nevojë për shërbimin spitalor. Nëse fëmijët e vegjël më së shumti janë prekur nga viroza klasike e verës, pak më të rriturit kanë shfaqur shqetësime me fytin dhe bajamet.

Por nuk kanë munguar as problematikat që vijnë nga zonat bregdetare apo qëndrimi në pishina. Ekspozimi i gjatë në diell dhe uji i pishinave ka shkaktuar dermatite të lëkurës, si dhe infeksione të veshit. Pediatrit këshillojnë prindërit që për çdo problematikë të jenë në kontakt me mjekun specialist. Farmacia nuk duhet të jetë dera e parë ku ata të marrin ndihmën mjekësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos