Fluksi i pacientëve, Manastirliu: Urgjenca pedriatike 24 orë në 4 qendra shëndetësore

Nga A2 CNN
17 Janar 2022, 21:47 | Aktualitet
Fluksi i pacientëve, Manastirliu: Urgjenca pedriatike 24 orë në 4

Nisur nga fluksi në rritje i pacientëve të vegjël të prekur nga virozat e stinës, ministrja e Shëndetësisë ka njoftuar nga qendra shëndetësore e Kombinatit, shërbim petriatik 24 orë në 4 pika të Tiranës, për të shmangur radhët radhët në QSUT.

Përgjatë gjithë periudhës së dimrit Qendra shëndetësore nr. 6 në Kombinat, qendra shëndetësore nr. 7 në Laprakë, qendra shëndetësore nr. 8 pranë sheshit Ëilson dhe qendra shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut do të ofrojnë shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike.

“Për Tiranën kemi vendosur që katër qendra shëndetësore, sikurse është dhe qendra shëndetësore në Kombinat, do të ketë një shërbim 24 orë në 7 ditë të javës për urgjencat pediatrike. Padyshim është një lehtësi për të gjithë prindërit që duan të kenë vizita shumë më shpejt, se sa të shkojnë deri në pediatri për të pasur një konsultë tek mjeku”, tha Manastirliu.

Ministrja iu bëri apel prindërve që të drejtohen në këto qendra shëndetësore për të marrë shërbim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos