Shqipëria në shënjestër të Iranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Nga A2 CNN
10 Mars 2026, 22:38 | Aktualitet

Shqipëria nuk konsiderohet aktualisht një objektiv prioritar për Iranin, megjithatë nuk përjashtohen sulme kibernetike apo fushata propagandistike. Kështu u shpreh gazetari iranian Armin Khameh, i ftuar në emisionin “Off the Record” me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN.

Nuk mendoj që për momentin Shqipëria është ndonjë prioritet i lartë, sepse nuk është se kemi ndonjë mbështetje të fortë në Iran”, u shpreh Khameh.

Ai tha se organizata opozitare iraniane MEK, e cila ndodhet në territorin e Shqipëria, nuk gëzon mbështetje të gjerë brenda Iran.

Edhe MEK-u urrehet si nga opozita, si nga brenda Iranit, si nga të majtët apo edhe nga qeveria. Askush nuk e pëlqen MEK-un dhe përgjithësisht shihen nga popullata si një kult, si njerëz që e kanë tradhtuar vendin shumë shpesh”, tha gazetari iranian.

Ai shtoi se aktualisht shqetësimet kryesore të autoriteteve iraniane janë të tjera, duke përfshirë stabilitetin e brendshëm dhe zhvillimet në rajon.

“Ajo çfarë kanë frikë tashmë është një revoltë popullore, në rast se aparati represiv dobësohet. Gjithashtu kanë shqetësime edhe në lidhje me opozitën apo me milicitë pranë kufijve, për shembull në Dagestan, apo edhe me sulmet që kanë pasur me dronë dhe raketa”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos