Plagosen tre të rinj në Bulqizë, transportohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

Nga Igli Çelmeta
10 Mars 2026, 22:48 | Kronikë

Plagosen tre të rinj në Bulqizë, transportohen me urgjencë

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë në Bulqizë. Ata janë transportuar sot në mbrëmje me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

A2CNN mëson se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Dy nga të plagosurit më thikë janë nga 26 vjeç ndërsa tjetri 22 vjeç.

Sherri mes disa të rinjve ka nisur në një lokal Bulqizë dhe të rinjtë kanë dalë të sqarohen jashtë ambienteve të lokalit nga ku janë përplasur fizikisht.

Të plagosur kanë mbetur Fluturim Tolle, 26 vjeç, i cili ndodhet në gjendje e rëndë, Adhurim Koçi, 26 vjeç dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç.

Në njoftimin e policisë thuhet:

"Më datë 10.03.2026, rreth orës 20:30, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se, pas një konflikti të çastit, janë konfliktuar fizikisht shtetasit Q. B., A. T. dhe D. H., të cilët janë shoqëruar menjëherë nga shërbimet e Policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali, janë mbledhur familjarët e shtetasve të shoqëruar në komisariat, ku shtetasit J. C. dhe Y. Sh. janë konfliktuar fizikisht me shtetasit R. D., A. K. dhe R. T. Si pasojë e këtij konflikti kanë mbetur të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit R. D., A. K. dhe R. T., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, me qëllim kapjen e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve J. C. dhe Y. Sh. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos