Forcat ruse i linin pa ngrënë e pa pirë, zbulohet një dhomë torture për fëmijë në Kherson

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 17:58 | Bota
Forcat ruse i linin pa ngrënë e pa pirë, zbulohet një

Hetuesit në Ukrainë kanë gjetur një tjetër dhomë torture në Kherson, në të cilën dyshohet se janë mbajtur dhe abuzuar fëmijë nga forcat ruse.

Lajmin e bëri të ditur shefi i të drejtave të njeriut në Ukrainë, Dmytro Lubinets.

Shërbimet ruse të sigurisë i mbajtën fëmijët në atë që ata e quanin "qelia e fëmijëve". Sipas asaj që citohet të ketë thënë Lubinets vogëlushëve u është dhënë ujë në sasi shumë të vogël dhe thuajse aspak ushqim.

Sipas dëshmive, fëmijët iu nënshtruan abuzimit psikologjik nga duart e robëruesve rusë, të cilët sipas dëshimive, u thoshin të miturve se prindërit i kishin braktisur dhe se ata nuk do të ktheheshin më në shtëpi.

Ndërkohë, avokati i Popullit ukrainas është shprehur: “Për herë të parë kemi regjistruar torturat e fëmijëve. Mendova se fundi nuk kishte ku të shkonte më këq pas Bucha-s dhe Irpin-it... Por fundin e prekëm në Kherson.”

Lajmi është bërë i ditur nga pala ukrainase dhe nuk është verifikuar ende në mënyrë të pavaruar nga mediat ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos