Shumë nga qindra emigrantët që kaluan kufirin në Rio Grande, qyteti i Juarez në El Paso, ishin pjesë e një grupi të rrëmbyer së fundmi rrugës duke u përpjekur për të kaluar ilegalisht kufirin me SHBA.
Sipas dëshmitarëve, emigrantët ishin mbajtur jashtë dëshirës së tyre në dy vende të ndryshme. Pengmarrja është një nga rreziqet primare për ata meksikanë që zgjedhin të kalojnë ilegalisht kufirin që të çon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shumica prej tyre sapo mbërrijnë në SHBA kërkojnë të përfitojnë azil, ndërsa shprehen se duan të shkojnë në SHBA për një jetë më të mirë dhe për më shumë mundësi ekonomike. Ata ndalohen nga grupet kriminale zakonisht në rrugët interurbane që zgjedhin trafikantët me autobusë, dhe përveçse u kërkohen paratë që kanë me vete, shumë prej tyre merren peng.
Sipas autoriteteve policore të Durangos, janë marrë të gjitha masat për parandalimin e të tilla ngjarjeve, por megjithatë jo gjithmonë mund të parandalohen, duke qenë se trafikantët kanë gjetur rrugë dhe mënyra nga më të sofistikuarat për të trafikuar “viktimat” e tyre, kundrejt shpërblimit. (A2 Televizion)


