Kultivim kanabisi në Vlorë, në pranga katër gra dhe një burrë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2020, 09:58 | Kronikë
Kultivim kanabisi në Vlorë, në pranga katër gra dhe një

Një burrë dhe katër gra u arrestuan në qytetin e Vlorës, për tentativë të kultivimit të kanabasit.

Sikurse njofton policia, ata u kapën në flagrancë duke tentuar të kultivonin bimë narkotike, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vllahinë, Vlorë.

Në pranga ranë shtetasit A. B., 59 vjeç, R. B., 58 vjeçe, F. R., 57 vjeçe, A. M., 55 vjeçe, banues në fshatin Llakatundë, Vlorë dhe E. Y., 39 vjeçe, banuese në fshatin Akerni, Vlorë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth territorit ku u konstatuan bimët narkotike, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 5 kilogramë cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos