Forcimi zgjati vetëm dy ditë, euro u afrohet sërish vlerave minimale

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 16:31 | Ekonomi
Forcimi zgjati vetëm dy ditë, euro u afrohet sërish vlerave

Pas sinjaleve për forcim në dy ditët pas zgjedhjeve të 14 majit, euro po vijon të zhvlerësohet. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të mërkurën valuta europiane ra në 110.78 lekë.

Ky është niveli më i ulët i regjistruar për këtë muaj pas atij në 10 maj. Agjentët e tregut e shpjeguan pjesërisht rënien e fortë në pjesën e parë të muajit maj me flukset valutore të lidhura ndoshta me zhvillimin e zgjedhjeve vendore.

Megjithatë, edhe pas zgjedhjeve kursi po orientohet në të njëjtat vlera, çka, sipas ekspertëve, dëshmon se oferta valutore në vend ngelet e lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos