
Diana Marku, 27-vjeçare, zotëron dy diploma në arsimin e lartë, një në gazetari dhe një tjetër në marketing. Mirëpo, kjo nuk ka mjaftuar që ajo të integrohet në tregun e punës.
Në fund të nëntorit, Diana do ketë një diplomë të tretë, e kësaj here jo më në universitet, por në një shkollë profesionale. Certifikimi si rrobaqepëse i jep shpresë 27-vjeçares për punë e madje karrierë.
Redona Meta, gjithashtu 27 vjeçe, pasi u regjistrua si e papunë, përfitoi fals kursin e kuzhinës. Pak muaj nga nisja e kursit, e reja shprehet optimiste për gjetjen e një pune.
Mosha nuk e ka penguar Shpëtim Sallakun që pas shumë viteve eksperiencë si saldator, të regjistrohet në kurs me qëllim pasjen e një certifikate aftësie.
Haneme Mata nga Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Nr.1 Tiranë tregon edhe profesionet e tjera më të kërkuara nga të rinjtë. Mata tregon se nga ana tjetër, disa profesione po zhduken si pasojë e mungesës së interesit.
Programet e kurseve profesionale në vend ofrohen falas për të gjithë personat e regjistruar si të papunë, ndërsa të tjerët paguajnë nga 4 deri në 7 mijë lekë. (A2 Televizion)