Formula 1 garon për herë të parë në Arabinë Saudite

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2020, 08:26 | Sporte të tjera
Formula 1 garon për herë të parë në Arabinë

Formula 1 do të garojë për herë të parë edhe në Arabinë Saudite.

Organizatorët e garave të shpejtësisë njoftuan zyrtarisht se duke nisur nga sezoni i ardhshëm, kalendarit të Formula 1 do t'i shtohet edhe pista e Xhedah.

Gara e parë historike do të zhvillohet në muajin nëntor të vitit të ardhshëm, me Arabinë Saudite që e çon në tre, numrin e garave në Lindjen e Mesme pas Bahreinit dhe Abu Dhabit.

Çmimi i Madh i Xhedah do të zhvillohet gjithashtu nën ndriçim artificial. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos