Formula 1, Hamilton rinovon me Mercedes

Nga A2 CNN
3 Korrik 2021, 14:49 | Sporte të tjera
Formula 1, Hamilton rinovon me Mercedes

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, ka nënshkruar një kontratë të re me Mercedes, duke rinovuar deri në vitin 2023. 36-vjeçari ka fituar me këtë skuadër 6 nga 7 titujt kampion, që kur la McLaren në vitin 2012.

Këtë sezon, ai është në garë për titullin e tetë, që do ta bënte pilotin me më shumë kampionate në këtë sport, por për momentin është në vend të dytë pas Max Verstappen të Red Bull.

BBC raporton se piloti nuk ka rënë dakord për ulje të rrogës, ndryshe nga sa është raportuar më parë dhe do të fitojë rreth 40 milionë paund në vit.

Hamilton dhe Mercedes kanë dominuar në Formula 1 që prej vitit 2014, që prej asaj kohe vetëm Nico Rosberg – gjithashtu me Mercedes – është i vetmi pilot që ka fituar një titull kampion përveç Hamilton. Ai mban gjithashtu disa rekorde në këtë sport, si 98 gara të fituara dhe 100 “pole position”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos