
Serena Williams ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Olimpiadën e Tokios.
Tenistja 39-vjeçare amerikane, e cila ka fituar 4 medalje të arta në Lojrat Olimpike që nga debutimi i saj në “Sidnej 2000”, ka thënë më parë se nuk do të udhëtojë në Japoni për faktin se nuk mund të marrë me vete vajzën e saj 3-vjeçare.
Në konferencën për shtyp përpara nisjes së Uimbëlldonit, tenistja veterane nuk pranoi të jepte shpjegime: “Nuk jam në listën olimpike. Ka shumë arsye për këtë vendim, por nuk dua të flas sot për këto arsye. Ndoshta do t’i shpjegoj herë tjetër”.
Serena Williams i shtohet kështu emrave të mëdhenj të tenisit që do të mungojnë në Olimpiadë, si Rafael Nadal dhe Dominic Thiem, ndërsa Roger Federer dhe Novak Djokovic ende nuk kanë zyrtarizuar pjesëmarrjen e tyre. (A2 Televizion)