Një nga të burgosurit e parë që u çua në kampin famëkeq të Aushvicit ishte 23-vjeçari Tadeusz “Teddy” Pietrzykowski, i cili u fut aty në 14 qershor 1940 dhe mori numrin 77.
Përpara Luftës së Dytë Botërore, Teddy ishte nënkampion boksi në Poloni. Por, pasi Gjermania pushtoi Poloninë në 1939, ai u mundua të shkonte në Francë, aty ku shpresonte që të shërbente si pilot në ushtrinë polake. Gjërat nuk shkuan sipas planit dhe Teddy u kap në kufirin midis Hungarisë dhe Jugosllavisë, nga ku u dërgua në Aushvic.
Në kampin e përqendrimit ai u detyrua që të ndeshej për kënaqësinë e nazistëve, pasi ata e morën vesh që ishte boksier i talentuar.
Tadeusz “Teddy” Pietrzykowski Teddy gjatë kohës që ishte boksier në Poloni Pamje nga filmi “The Champion of Auschwitz” Tadeusz “Teddy” Pietrzykowski Kampi famëkeq i Aushvicit
Teddy ka fituar rreth 40 ndeshje ndaj gardianëve, pavarësisht se ata ishin peshë më e rëndë. Bukën që merrte si çmim për fitoren, e ndante me të burgosurit e tjerë.
Gjithashtu, boksieri vrau qenin e një oficeri të lartë nazist dhe për të mbuluar krimin, e poqi dhe e hëngri me shokët.
Teddy u lirua nga britanikët në vitin 1945 dhe u bë trajner boksi në vendlindje.
Tashmë, historia e tij është bërë film. Regjisori i “The Champion of Auschwitz”, Maciej Barczewski, i cili është nipi i një të mbijetuari të Holokaustit, tregon: “Ky film është historia e një burri të jashtëzakonshëm, i cili, falë aftësive të tij, nuk luftoi vetëm për jetën e tij në një vend shfarosjeje, por u dha shpresë të tjerëve, duke u treguar se nazistët nuk ishin të pamposhtur”. (A2 Televizion)