Formula 1, Vettel pranë kalimit tek Aston Martin

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 14:00 | Sporte të tjera
Formula 1, Vettel pranë kalimit tek Aston Martin

Teksa e ndajnë edhe dy javë nga afati përfundimtar për të zgjedhur të ardhmen, Sebastian Vettel mund të garojë për skuadrën e Aston Martin prej sezonit të ardhshëm.

Piloti gjerman i Ferrarit, të cilit nuk i rinovuan kontratën me “kokëkuqen”, është në tratativa me skuderinë angleze e cila në Botërorin e ardhshëm nuk do të përfaqësohet me emrin e komercializuar “Racing point” siç është aktualisht, por me emërtimin origjinal “Aston Martin”.

Në këtë mënyrë, britanikët e shohin debutimin e tyre të madh, me pilotin Lens Stroll dhe 4 herë kampionin e botës, Sebastian Vettel që me gjasa do të zërë vendin e meksikanit Sergio Perez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos