Mbret i Shiut, Hamilton shkëlqen në Austri, zhgënjen Ferrari

Nga A2 CNN
11 Korrik 2020, 17:12 | Sporte të tjera

Lewis Hamilton do të niset i pari ne garën e dytë të këtij sezoni, që zhvillohet sërish në Austri. Britaniku ishte i papërmbajtshëm edhe pse në kushte tepër të rënduara atmosferike.

Zhgënjen Ferrari me Leclerc që nuk arrin të kualifikohet në sesionin e tretë të provave duke e mbyllur në vendin e 11, ndërkohë që vetëm nje pozicion më mirë se ai, u pozicionua Sebastian Vettel, në vendin e 10.

Surprizë ishte vendi i tretë i Carlos Sainz, piloti që sezonin e ardhshëm do të ulet në njëvendëshen e “kokëkuqes”. Podiumi u plotësua nga holandezi Max Verstappen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos