Dominim total i Hamilton në Austri, makinat e Ferrarit përplasen me njëra-tjetrën

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 16:42 | Sporte të tjera

Lewis Hamilton, kampioni në fuqi i Formula 1, ka dominuar totalisht garën e dytë të këtij sezoni, e cila u zhvillua sërish në Austri.

Britaniku mori “pole position” të shtunën, në provat të cilat u dominuan nga shiu, ndërsa në garën e së dielës, 35-vjeçari nuk pati kundërshtar, duke siguruar fitoren e 85-të në karrierën e tij brilante në F1.

Ndërkohë, fituesi i garës së parë të këtij sezoni, piloti tjetër i Mercedes, Bottas, arriti i dyti në finish, ndërsa podiumi u plotësua nga Max Verstappen.

Një zhgënjim total ishin dy pilotët e Ferrarit në këtë garë, të cilët u përplasën të dy që në fillim, duke e mbyllur këtë garë ende pa nisur. (A2 Televizion)

Kontakti i dy makinave Ferrari në nisje të garës

A2 CNN Livestream

Latest Videos