Formularët për Kuvendin e PD, degët 3 dhe 6 publikojnë emrat e delegatëve që kanë firmosur

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 16:44 | Politikë
Formularët për Kuvendin e PD, degët 3 dhe 6 publikojnë emrat

Një përfaqësi e anëtarëve të Kryesisë së degëve 6 dhe 3 të Partisë Demokratike në Tiranë lexuan para kamerave shumicën e emrave të delegatëve që kanë firmosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në datën 11 dhjetor, datë e propozuar nga Sali Berisha.

Sipas verifikimeve që thanë se kryen në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar, rezulton se të gjithë formularët e firmosur në degët e tyre janë të vlefshëm. 

“80 prej delegatëve të degës numër 6 kane firmosur 58 prej tyre kanë pranuar që t’u bëhen publik emrat. Janë 65 formular e  lexova këto emra sepse 7 personat e tjerë janë në marrëdhënie pune dhe nuk donin t’u dilnin emrat. I kemi telefonuar të gjithë dhe kanë rezultuar 100%”, u shpreh Onelda Zefi, kryetare e LDG, dega 6.

Të martën ishte deputeti i PD-së, Agron Shehaj i cili shkoi në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka për të bërë verifikimin e firmave në degët 5 dhe 7 në Tiranë nga ku rezultoi se më shumë se 56% e delegatëve në këto 2 degë kishin firmosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos