Forumi i Paqes në Paris, të pranishëm presidentët Meta e Thaçi

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2019, 11:08 | Bota

Udhëheqës e krerë qeverish janë mbledhur në kryeqytetin francez, për forumin e Parisit për Paqen. Në prag të forumit, presidenti francez Emanuel Macron, priti liderët botërorë në pallatin Elize.

I zhvilluar për herë të parë vitin e kaluar, me rastin e 100 vjetorit të luftës së parë botërore, Macron shpreson se forumi do të ndihmojë ne shmangien e rrëshqitjes në kurthet e së kaluarës, duke promovuar multilateralizmin.

Qëllimi i tij, ishte të tregonte fuqinë e pajtimit, një shekull pasi Europa u copëtua nga një prej konflikteve më të përgjakura në histori. 

Presidentët Macron dhe Thaçi

Samiti dy ditor do të fokusohet në çështje të tilla si paqja dhe siguria, zhvillimi ekonomik, çështjen ambientaliste dhe teknologjitë e reja. Presidenti shqiptar Ilir Meta, i cili po merr pjesë në forum, shprehu kënaqësinë për takimin e zhvilluar mbrëmjen e së hënës me Macron, dhe e quajti bashkëpunimin me Francën si shumë të rëndësishëm për të ardhmen europiane.

Të pranishëm në Samit edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaci. Ai njoftoi se kishte zhvilluar një takim më Macron, ku ishte folur për perspektivën euroatlantike, dialogun me Serbinë dhe të ardhmen e të gjithë Ballkanit Perëndimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos