Forumi i Prespës për dialog, Osmani: Platformë e re për të thelluar bashkëpunimin në rajon

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 16:50 | Ballkani
Forumi i Prespës për dialog, Osmani: Platformë e re për

Për herë të parë ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor do të ulen rregullisht në një tryezë, me iniciativën e tyre, për të rritur bashkëpunim në fushat e integrimit europian dhe interesave të përbashkëta. Platforma e re, e quajtur B6 u prezantua nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, në forumin e Prespës për dialog.

Ngecja e negociatave për shkak të vetos bullgare dominoi ditën e parë të forumit dy ditor në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku mblidhen lider të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të lartë të BE dhe Shteteve të Bashkuara.

I emëruari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor Methju Palmer, u shpreh i zhgënjyer që çështja e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk u zgjidh.

Edhe ministri gjerman Mikael Roth tha përmes një videomesazhi se çështjet bilaterale nuk duhet të bllokojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Europarlamentarja, Tanja Fajon e cila po ashtu ishte pjesë e panelit përcolli kritika të drejtpërdrejta ndaj BE lidhur me procesin e zgjerimit duke pranuar se pritshmëritë për të ecur më tej janë të pakta.

Zëvendëskryeministri i parë për çështjet europiane Nikola Dimitrov, theksoi se çështja e gjuhës është e brendshme dhe vetëm qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund te diskutojnë për të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos