
Bytyçi: Minishengeni izolon Kosovën, synon shtrirjen e Serbisë në jug me mbështetjen e Ramës
Minishengeni ballkanik është një iniciativë që izolon Kosovën dhe u shërben vetëm interesave të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Kështu u shpreh studiuesi Enver Bytyçi në studion e “Absolut 4” teksa komentoi edhe takimin e sotëm virtual të 3 liderëve Rama-Vuçiç-Zaev. Sipas tij kjo nuk është nismë e BE, por Rama dhe Vuçiç duan të realizojnë synimet e tyre që Serbia të shtrihet në jug.
“Minishengeni nuk është ide e Bashkimit Europian, është mbështetur nga lobe të ndryshme nga SHBA por jo drejtpërdrejt nga eksponentë të SHBA. Nga BE nuk kam dëgjuar ndonjë personalitet. Minishengeni është më pak se mini-mini-shengeni për shkak të mospjesëmarrjes së gjysmës së rajonit dhe kjo tregon që nuk është iniciativë europiane. Rama e Vuçiç kanë nevojë për këtë iniciativë se duan të realizojnë disa projekte me interes për të dy palët”. (për më shumë)
“Minishengeni, për t’i dhënë mesazh Brukselit”, Kalemaj: Rama me duar në xhepa. Serbia ka avantazh ekonomik
Shqipëria ka hyrë në projektin e minishengenit ballkanik më duar në xhepa dhe pa studim, përkundër Serbisë që ka avantazh ekonomik. Kështu u shpreh në studion e Absolut 4 analisti Ilir Kalemaj, duke komentuar takimin e sotëm të 3 liderëve Rama-Vuçiç-Zaev për projektin e minishengenit ballkanik. Sipas tij minishengeni është prodhuar në Beograd si projekt i ish-Jugosllavisë.
“Janë disa fakte kyçe në historinë minishengenit; që është prodhuar në Beograd si Unioni Ballkanik, nga filoserbi Igor luksiç, kur ishte ministër i jashtëm i Malit të Zi. Janë projekte të ish-Jugosllavisë. Nga një anë kemi procesin e Berlinit, me agjendën e konektivitetit, kemi Ceftën dhe mekanizma të tjerë rajonalë që lehtësojnë aspekte të ndryshme të rajonit. Përse duhet minishengeni? Nuk është serioze". (për më shumë)
Minishengeni, Erlis Çela: Kur Tirana dhe Beogradi mendojnë njësoj ka diçka që nuk shkon
Pedagogu i komunikimit Erlis Çela e shikon minishengenin si një hapësirë për t’u faktorizuar në rajon, por thekson se kjo vjen si shkak i presionit të brendshëm dhe mungesës në tryezat e Europës. Në studion e “Absolut 4” ai tha se më komod në këto takime shkon presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
“Hapësirë që mund të faktorizohen në rajon. Duke qenë në presion të brendshëm politik presioni i brendshme dhe mungesa në tryezat e Europës i detyron këta liderë që të jenë në tryezë të ngushtë dhe të krijojnë një pol. Më komodi është Vuçiç. Ka hapur negociata me BE, më i favorizuar duket edhe në raport me Kosovën, duket që ka marrë mbështetje dhe shkon më komod në këtë tryezën treshe se aty është përshtatur Kosova apo vetëpërjashtuar, siç thotë kryeministri”. (për më shumë)
Bytyçi: Minishengeni, marrëveshje e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit për të bërë presion mbi Prishtinën
Studiuesi Enver Bytyçi deklaroi në një lidhje direkte me studion e “Absolut 4” se “minishengeni është një marrëveshje e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit për të bërë presion mbi Prishtinën, që ajo të pranojë një zgjidhje të konfliktit me Serbinë, në favor të Serbisë”.
“Ky është minishengeni, asgjë më shumë, asgjë më pak”, shtoi Bytyçi.
Studiuesi komentoi edhe postimin e djeshëm në Twitter të Richard Grenell.
“Deklarata e Grenellit e ka ndihmuar opinionin shqiptar për të kuptuar se ai ka qenë një emisar i Beogradit në të gjitha iniciativat e tij. Dekonspirimi i tij ishte fitore e madhe e politikanëve shqiptarë, që nuk janë të implikuar në veprimtarinë antishqiptare. Beteja e Fushë-Kosovës është trajtuar me shumë kujdes gjithmonë nga aktorët ndërkombëtarë, ndërkohë që diplomati i njohur mban anë në këtë ngjarje që ka shkaktuar konflikte pa mbarim në rajonin tonë”, u shpreh Bytyçi. (për më shumë)
Minishengeni, Gurakuq Kuqi: Takimi ka diçka të fshehtë, që po i shkakton dëme të mëdha Kosovës
Takimi i sotëm i tre liderëve Rama-Vuçiç-Zaev ka diçka të fshehtë që nuk thuhet për publikun se do te merrej goditje për Shqipërinë e politikën e saj. Këtë qëndrim politologu Gurakuq Kuqi e bazon në refuzimin e pjesëmarrjes nga Mali i zi. Sips tij kjo politikë po i shkakton shumë dëme Kosovës.
“Mali i zi po refuzon të marrë pjesë në këto takime dhe nga ky prizëm ne shohim që takimi ka diçka të fshehtë brenda që nuk thuhet për publikun se do te merrej goditje për Shqipërinë e politikën e saj. Është e çuditshme që qeveria e Shqipërisë bën politika me Serbinë. Serbia ngul këmbë që të zbatohet një iniciativë e tillë. Kjo politikë po i shkakton dëme të mëdha Kosovës, duke shtyrë përpara politikën serbe që Kosova të mos ekzistojë si shtet, duan ta ndajnë Kosovën”. (për më shumë)
Analistët: Protagonizmi i Ramës, asnjë dobi për faktorin shqiptar
Duke folur për pritshmëritë për shator sa i përket integrimit por edhe zhvillimeve rajonale, analisti Ilir Kalemaj në Absolut 4 fokusohet tek protagonizmi i kryeministrit shqiptar.
“Vetë kryeministri Rama ka bërë protagonistin duke bërë ministrin e Jashtëm në këto 4-5 vitet e fundit. Edhe përfshirja e Gent Cakës u bë që Rama të vazhdonte atë detyrë, në një moment që përkonte edhe me të qënurit president i OSBE”, thotë Kalemaj.
Ai kritikon politikën e jashtme të Rams edhe me disa episode konkrete. Sipas tij, “kishim një takim me vendet e Vishegradit, që kanë qenë suportuese për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Pashë ministrin e Maqedonisë Bujar Osmanit por nuk pashë ministren e jashtme shqiptare”. (për më shumë) (A2 Televizion)