
Drejtori i Muzeut Britanik, Hartwig Fischer, ka njoftuar dorëheqjen e tij me efekt të menjëhershëm pas vjedhjeve të supozuara të objekteve nga institucioni qendror i Londrës.
Vitet e fundit, ka pasur një sërë vjedhjesh të artefakteve të cilat kanë nxjerrë në pah mangësi të rënda në aspektin e sigurisë.
“Përgjegjësia për këtë dështim i takon në fund të fundit drejtorit”, pranoi Fischer, duke shtuar se muzeu i famshëm i Londrës “nuk ka qenë në gjendje të japë përgjigje adekuate”.
Muzeu Britanik shkarkoi një punonjës javën e kaluar pasi disa sende u zhdukën. Sipas raporteve nga BBC, policia po hetonte disa thesare të humbura, "të vjedhura ose të dëmtuara", duke specifikuar se bëhet fjalë për ar, xhevahire dhe gurë të çmuar. (A2 Televizion)