Fotografi Jiahong Zeng ka realizuar një foto të jashtëzakonshme gjatë udhëtimit të tij në Antarktidë. Ai arriti të vendosë brenda kuadratit një kombinim mbresëlënës të një balene, disa zogjve dhe dy personave që po lundronin me kanoe. “Është një nga ato momentet që të ndodh një herë në jetë dhe fatmirësisht unë arrita ta shkrep atë”, ka thënë fotografi, i cili jeton në Kaliforni. (A2 Televizion)

