
Kevin De Bruyne, i cili u zëvendësua në finalen e Champions League mes Manchester City dhe Chelsea pas një përplasjeje kokë më kokë me Antonio Rudiger, mësohet se ka pësuar dy fraktura në fytyrë.
Mesfushori belg doli i tronditur nga fusha, ndërkohë që u deshën shumë minuta para se të ngrihej në këmbë.
Me sy të nxirë, De Bruyne qëndroi në stol për disa minuta, por u largua sërish për në dhomat e zhveshjes.
Sot, lojtari i City njoftoi në rrjetet sociale se vizitat kanë treguar se ka pësuar frakturë të dyfishtë në fytyrë: “Mjekët më diagnostikuar një frakturë në hundë dhe një në pjesën poshtë syrit të majtë. Tani ndihem mirë. Sigurisht që jam i zhgënjyer për ndeshjen, por do të kthehemi më të fortë se më parë”.
Mbetet për t’u parë nëse belgu do të jetë në formë për Evropianin, që nis pas 12 ditësh. (A2 Televizion)