
Autoritetet në Francë kanë vendosur nga e premtja të hapin klubet e natës, rreth 18 muaj pas vendosjes së masave strikte për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.
Lokalet do të pranojnë klientë vetëm 75% të kapacitetit, maskat rekomandohen të mbahen, por nuk janë të detyrueshme, ndërsa frekuentuesit e këtyre ambienteve duhet të tregojnë provën se janë vaksinuar apo rezultatin negativ të një testi.
Megjithatë, jo të gjitha klubet do të hapen, pasi autoritetet i tremben variantit delta, i cili po sjell rritje të infektimeve në shumë vende.
Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran u shpreh se pavarësisht lehtësimit të masave, ku parashikohet dhe hapja e lokaleve të natës, autoritetet do të jenë vigjilentë dhe në rast të ndryshimit të situatës do të marrin vendimet e duhura. (A2 Televizion)