Talibanët kontrollojnë 85% të territorit në Afganistan, tregojnë se çfarë i premtuan SHBA

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 16:14 | Bota
Talibanët kontrollojnë 85% të territorit në Afganistan,

Talibanët pretendojnë që grupimi mysliman suni ka marrë kontrollin e 85 për qind të territorit në Afganistan.

Zyrtarët theksuan se luftëtarët po shtrëngojnë kontrollin në zona strategjike, përfshirë në kufirin me Iranin. Talibanët saktësuan se nuk i kanë premtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës se nuk do të sulmonin qendrat administrative afgane.

Luftëtarët theksojnë se janë në kontroll të plotë të qendrave policore, shërbimeve të inteligjencës, kalimeve kufitare dhe bashkive.

“Do të marrim masa që ISIS të mos operojë më kurrë në territorin e Afganistanit”, tha një zyrtar i talibanëve. Gjithashtu deklaroi se toka afgane nuk do të përdoret më për sulme kundër fqinjëve. Këto zhvillime vijnë pasi administrata amerikane vendosi të tërhiqte ushtrinë e saj nga Afganistani. Që prej pakësimit të trupave, talibanët nisën një ofensivë për të marrë kontrollin e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos