Franca, në garë me kohën, për prodhimin e maskave dhe respiratorëve

Nga A2 CNN
31 Mars 2020, 16:57 | Bota
Franca, në garë me kohën, për prodhimin e maskave dhe

Presidenti Macron deklaroi se Franca do të vijojë me shpejtësi prodhimin vendas të maskave të fytyrës dhe respiratorëve për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të spitaleve dhe mjekëve për të përballuar pandeminë e koronavirusit.

Lideri francez bëri me dije se konsumi i maskave në Francë u rrit në nivele nga 4 milionë në javë në më shumë se 40 milionë dhe për këtë arsye rezervat e përpara krizës prej 140 milionë maskash janë të pamjaftueshme.

“Më herët ne besonim se mund të importonim maska shpejt dhe në sasi të mëdha nga vende të ndryshme të botës dhe për këtë arsye nuk grumbulluam sasi të mëdha”, deklaroi presidenti Macron gjatë një vizitë në një fabrikë ku prodhohen maskat në Kolmi-Hopen.

Ai shtoi se tashmë bota ka ndryshuar dhe Francës i duhet të rrisë prodhimin vendas për të përballuar kërkesat në rritje për këto produkte.

Franca ka porositur më shumë se 1 miliardë maska nga Kina dhe pjesa e parë e kësaj porosie ka mbërritur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos