Franca si Gjermania: Vaksina e AstraZeneca vetëm për personat nën 65 vjeç

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 20:01 | Bota
Franca si Gjermania: Vaksina e AstraZeneca vetëm për personat nën

Autoritetet franceze të shëndetësisë njoftuan të martën se vaksina kundër koronavirusit e AstraZeneca duhet t'u jepet vetëm personave nën 65 vjeç.

Ky është zhvillimi i fundit nga një vend i BE që miraton kufizime të tilla për këtë vaksinë duke e justifikuar me efikasitetin e pamjaftueshëm të saj për të moshuarit.

Rregullatori i BE-së për barnat ka aprovuar vaksinën Oxford-AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të përdorimit.

Gjermania dhe Austria tashmë kanë rekomanduar që ajo të kufizohet vetëm nën moshën 65 vjeç.

Ka pasur kritika për ritmin e ngadaltë të vaksinimeve në BE dhe fushata është goditur nga vonesat në dërgesat e vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos