All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Francezët djegin vendin pasi qeveria i mbijetoi shkarkimit, rriti moshën e pensionit

Nga A2 CNN
21 Mars 2023, 09:37 | Bota
All - Paragraf - 1

Qeveria shpëtoi, por jo qytetet në Francë. Mijëra njerëz protestuan dhunshëm në Paris kundër reformës së presidentit Emmanuel Macron për rritjen e moshës së pensioneve nga 62 në 64 vjeç.

Tashmë ky ndryshim u shndërrua në ligj, falë edhe mbijetesës së qeverisë ndaj dy mocioneve të mosbesimit nga opozita. Nëse kryeministrja dhe kabineti i saj do të shkarkohej në Asamblenë Kombëtare, Macron do të duhej të emëronte një qeveri të re ose të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

All - Paragraf - 3

Votimi erdhi pasi shefja e qeverisë, Elisabeth Borne, përdori një fuqi speciale kushtetuese, të quajtur artikulli 49:3, për të miratuar reformën në pensione pa votim në Asamblenë Kombëtare javën e kaluar.

Pasi mocionet e mosbesimit dështuan, deputetët e së majtës paraqitën disa pankarta në sallë, në të cilat shkruhej: “Beteja vazhdon!” dhe “Do të takohemi në rrugë!”, si dhe përsëritën thirrjet ndaj kryeministres për të dhënë dorëheqjen. Në rrugët e Parisit, revolta popullore ishte dhe më e ndezur, me protestues të shumtë që i vunë flakën objekteve të ndryshme dhe u përleshën me policinë. Forcat e rendit ndërhynë duke arrestuar 101 persona. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos