Arrestohet nëna “monstër”, vrau foshnjën 1 vjeç dhe plagosi rëndë djalin 4-vjeçar

Nga A2 CNN
21 Mars 2023, 08:34 | Bota
Arrestohet nëna “monstër”, vrau foshnjën 1

Policia turke ka arrestuar një grua në rrethin Gündoğmuş të Antalias, e cila akuzohet për vrasjen e foshnjës së saj dhe plagosjen e djalit të saj 4-vjeçar.

Sipas informacioneve të marra, ekipet e shëndetësisë dhe të xhandarmërisë, të cilët kanë shkuar në një shtëpi në lagjen “Balkaya”, kanë hasur në kufomën e 1-vjeçarit M.Ç. Ndërkohë, në një dhomë tjetër, është gjetur djali 4-vjeçar, i cili është dërguar në spital.

Trupi i foshnjës, i cili u konstatua se ishte mbytur në ekzaminimin e parë, u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Antalisë për obduksion. Fëmija i plagosur pas mjekimit iu dorëzua organeve të Drejtorisë Krahinore të Familjes dhe Shërbimeve Sociale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/05/babai-vret-foshnjen-pasi-e-qara-po-e-bezdiste-kur-po-luante-video-loje/
https://a2news.com/2023/01/29/tmerr-ne-austri-6-femije-gjenden-te-mbyllur-ne-nje-bodrum-arrestohet-babai-monster/
https://a2news.com/2023/01/31/babai-qe-mbylli-ne-bodrum-6-femijet-e-tij-nipi-i-kriminelit-famekeq-nazist-dalin-pamjet-e-shtepise-se-tmerrit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos