Fredi Beleri humb një tjetër betejë me drejtësinë! Gjykata e Lartë e lë në burg

Nga A2 CNN
25 Korrik 2023, 13:37 | Politikë
Fredi Beleri humb një tjetër betejë me drejtësinë!

Fredi Beleri ka humbur betejën me një tjetër gjykatë shqiptare. Ditën e sotme, Gjykata e Lartë ka lënë të pandryshuar masën “arrest me burg”, ndaj kryebashkiakut të ri të Himarës të zgjedhur në zgjedhjet e 14 majit, por që vijon të jetë në burg për shkak të akuzës për korrupsion zgjedhor.  

Kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës kërkoi masë më të lehtë sigurie, por Gjykata e Lartë e rrëzoi këtë kërkesë të tij. Që do të thotë se do të vijojë që të qëndrojë në qeli, pa pasur mundësi për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, e për të marrë zyrtarisht detyrën në krye të Bashkisë.

Fredi Beleri i cili doli fitues në zgjedhjet vendore të 14 majit, u arrestua më 12 maj, me dyshimin e korrupsionit pasiv në zgjedhje, e kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/27/konstituimi-i-keshillit-te-bashkise-se-himares-fredi-beleri-mesazh-nga-burgu-duan-te-tjetersojne-rezultatin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos