Balla takon Sveçlën në Morinë, diskutojnë opsionet e zgjidhjes së radhëve të gjata

Nga A2 CNN
24 Korrik 2023, 19:38 | Politikë
Balla takon Sveçlën në Morinë, diskutojnë opsionet e

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua me homologun e Kosovës, Xhelal Sveçla, në pikën kufitare të Morinës për shkak të radhëve të gjata në drejtimin Shqipëri-Kosovë, me shtetasit nga Kosova që vijnë për të pushuar.

Situata vjen pasi makinat me targa të huaja duhet të paguajnë siguracion për të hyrë në Kosovë.

Bazuar në vendimin e  Ministrisë së Financave të Kosovës, është e nevojshme regjistrimi për të përfituar rimbursimin e siguracionit. Por, nga ana tjetër, shoqatat e siguracioneve deklarojnë të dhëna të dyshimta.

Dy ministrat e Brendshëm diskutuan opsionet e zgjidhjes së situatës në një kohë sa më të shpejtë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos