Frenimi i përhapjes së Covid-19, disa shtete europiane do të rihapin kufijtë në qershor

Nga A2 CNN
26 Maj 2020, 16:58 | Bota
Frenimi i përhapjes së Covid-19, disa shtete europiane do të

Ulja e shifrave ditore në pandeminë koronavirus ka mobilizuar qeveri të shumta europiane në gjetjen e mënyrave për heqjen e kontrolleve kufitare dhe rikthimin e lëvizjes së qytetarëve.

Gjermania po konsideron lejimin e hyrje-daljeve me një sërë vendesh të Kontinentit të Vjetër më 15 qershor, ku përfshihen të gjitha shtetet anëtare të BE-së, Britania e Madhe, Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenstein. Kjo do t’i jepte një shtysë të madhe sezonit turistik veror, sipas asaj që raportojnë mediat gjermane.

Por diskutimi aktual nuk përfshin vendet e Ballkanit, të cilat kanë shumë më pak raste apo viktima, krahasuar me ato të Europës. Spanja nuk do t’u kërkojë vizitorëve të huaj që të vetë karantinohen për dy javë. Vendimi do të zbatohet duke nisur nga 1 korriku.

Qeveria e Madridit kërkoi për një përkufizim europian lidhur me përcaktimin e “një vendi të sigurt” sa i përket rihapjes së kufijve. Gjithashtu bëri thirrje për caktimin e rregullave të njëjta për të gjitha shtetet anëtare të BE-së, sa i përket rikthimit të lëvizjes së qytetarëve.

Danimarka ka modifikuar rregullat kufitare për të bërë të mundur që çiftet të takohen sërish me njëri-tjetrin. Duke nisur nga kjo fundjavë do të lejohet hyrja në këtë shtet duke treguar prova konkrete për të konfirmuar lidhjen emocionale me anë të teksteve, imazheve apo letrave.

Gjithashtu republika çeke hapi të martën kufijtë më Austrinë dhe Gjermaninë edhe pse turizimi i huaj mbetet i kufizuar. Udhëtarët duhet të tregojnë provat se nuk janë të prekur nga Covid-19, në të kundërtën, përballen me dy javë karantinim. Nga e mërkura do të lejohen kalimet edhe me Sllovakinë, por vizitorët nga secila anë e kufirit do të duhet të kthehen brenda 48 orësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos